ANULOHET STINORI NË MAQEDONINË VERIORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kriza me Pandeminë COVID-19, ka detyruar edhe një shtet tjetër nga Evropa që të anulojë sezonin.
Ditën e sotme, Federata e Basketbollit të Maqedonisë Veriore, ka njoftuar zyrtarisht se e ka anuluar stinorin e sivjetmë në konsultim edhe me klubet e basketbollit atje, duke bërë që sivjet edicioni atje të përfundojë pa u mësuar emrat e fituesve të kampionateve përfshirë edhe Superligën.
Në fakt ishte skuadra e MZT Skopje, ekipi i vetëm që kërkoi që kampionati të rinisë në Maqedoninë e Veriut duke parë se ishte edhe lidere e renditjes, por të gjitha klubet e tjera ishin pro-anulimit dhe kështu bordi i FBM-së, vendosi që sezoni sivjet të anulohet.
Me anulimin e stinorit në Maqedoninë e Veriut, është vendosur që sivjet të mos ketë kampionë, mos të ketë rënie një rang më poshtë, dhe dy ekipe nga Liga e Dytë të ngjiten në Ligën e Parë.
Skuadra e MZT Skopjes ka paralajmëruar padi ndaj Federatës së Basketbollit të Maqedonisë me preteksin se janë dëmtuar si klub me anulimin e stinorit, ngase ishin liderë të renditjes tabelare. /AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.