Basketboll

NBA NDRYSHON TOPIN ZYRTAR TË NDESHJEVE – PAS 37 VITEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA do ta ndërrojë topin zyrtar të ndeshjeve, pas plotë 37 viteve, kanë njoftuar sot mediat amerikane.

NBA edhe zyrtarisht do të lëvizë nga kompania Spalding, pas 37 vjetësh dhe do të nënshkruajë partneritet me kompaninë tjetër për prodhimin e topave, Wilson. Kontrata e NBA me Spalding po skadon dhe tani Wilson do të jetë partneri i ri për të prodhuar topin zyrtar të lojës së ligës, duke filluar me sezonin 2021-22.

Wilson do të prodhojë topat e lojës për NBA, WNBA dhe NBA G League duke përdorur të njëjtat materiale, konfigurimin e tetë paneleve dhe specifikimet e performancës, si topat e lojës aktuale dhe gjithashtu do të prodhojë të njëjtën lëkurë që përdoret aktualisht në NBA. Ndërsa NBA dhe lojtarët e saj, pritet të punojnë së bashku me Wilson, për të zhvilluar dhe aprovuar topin e ri të lojës.

“Ky partneritet me Wilson na kthen në rrënjët tona ndërsa planifikojmë të ardhmen,” tha Salvatore LaRocca, Presidenti i NBA – Global Partnerships. “Ne ishim partnerë për 37 sezone, që datojnë që kur Wilson prodhoi basketbollin e parë zyrtar në NBA në 1946, dhe mezi presim që të zhvillojmë së bashku lojën e basketbollit përsëri.”

“Angazhimi ynë për të rritur lojën e basketbollit në skenën globale është në zemër të Wilson dhe partneritetit tonë të ri me NBA,” tha Kevin Murphy, Menaxher i Përgjithshëm i kompanisë, Wilson Basketball.

 

Të kujtojmë se topat Wilson, janë brend zyrtar edhe i FIBA 3×3 në mbarë botën dhe me ta luhet në të gjitha garat zyrtare të organizuara nga FIBA 3×3.

 

 

 

 

 

Ndërsa topat e Wilson, përdoren edhe në kolegjet e famshme amerikane të basketbollit, NCAA.

Komentet janë të mbyllura.