Basketboll

PRISHTINA E RE I GËZOHET RIKTHIMIT EVENTUAL TË GARAVE, POR KA DYSHIME PËR ZBATIMIN E MASAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Një nga skuadrat më të forta në Ligën e Parë sivjet, Prishtina e Re i gëzohet lajmit për rikthimin eventual të garave, kështu tha ekskluzivisht për AsistiOnline.com, trajneri i ekipit, Albert Sylejmani.

Sylejmani më tej shtoi se basketbolli si sport është lojë kontakti dhe do të jetë e vështirë zbatimi i masave të marra për tu mbrojtur nga Covid 19.

“Padyshim në këtë kohë pandemie rifillimi i garave në Ligën e Parë do ishte i mirëseardhur sa i përket aspektit psiqik, por që ngritë shumë pyetje sa i përket mundësisë së zbatimit të masave. Disa nga arsyet janë infrastruktura dhe mundësitë që i kemi brenda palestrave tona me zhveshtore të vogla, distancë e pamjaftueshme mes lojtarëve, më pas vetë loja e baskebollit është lojë e kontaktit”, tha fillimisht Sylejmani.

Ai më tej tha se ndërpreja e gjatë e garave mund të jetë problem pasi koha e shkurtër për përgatitje mund të jetë e pamjaftueshme.

“Rrezik është ndërprerja e gjatë që kemi pasur që nga 13 marsi pasi një numër i lojtarëve kanë stërvitur në mënyrë individuale, por që sigurisht është e pamjaftueshme. Konkretisht lojtarët e të gjitha kategorive të skuadrës sime kanë pasur planprogramin që kanë pranu prej meje. Ne për dallim prej disa sporteve tjera nuk jemi në presion të kohës sa i përket përfundimit të sezonës. Andaj edhe nëse shtyhet rifillimi i kampionatit le të themi për 15 qershor beeoj se nuk do ishte problem. Ne po shpresojmë që më së largu deri më 1 qershor të rihapen palestrat dhe gradualisht ti rikthehemi normalitetit”, tha Sylejmani për AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.