Basketboll

SEKRETARJA E FBK-SË – FLET PËR FUSHATËN DIXHITALE TË FIBAS, PËR BASHKIMIN E KOMUNITETIT TË BASKETBOLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – FIBA ka njoftuar fillimin e një fushate dixhitale të krijuar për të sjellë një mesazh pozitiv shprese në këto kohë sfiduese.

Në përgatitje të kthimit të basketbollit, FIBA po fillon #FIrstBAsket fushatën dixhitale, si një mënyrë të kthimit të basketbollit në komunitetin global të basketbollit dhe sigurimin e një mesazhi pozitiv për ditën e kthimit të basketbollit në veprim.

Sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku në një prononcim për AsistiOnline.com ka sqaruar këtë fushatë të inicuar nga FIBA, duke treguar se çka konkretisht përmban kjo fushatë.

FIBA nëpërmjet Federatave nacionale është duke u munduar që të mbajë të aktivizuar, sportistët e saj dhe kjo është një ide shumë e mirë. Ne jemi duke e përkrahur këtë gjë dhe jemi përgëzuar nga FIBA për këto aktivitete që jemi duke i bërë publike vazhdimisht në rrjetet tona sociale. Jemi ndër ato Federatat nacionale të basketbollit në Evropë me aktivitet që nuk jemi ndalur asnjëherë,” tha Dushku.

#FIrstBAsket do të përbëhet nga një seri video, foto dhe mini-intervista me yje të basketbollit dhe basketbollistë 3×3, trajnerë, tifozë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë të lojës, të cilat do të shtrojnë pyetjen – çfarë do të jetë #FIrstBAsket juaj?

Llogaritë e mediave sociale të FIBA-s, të cilat kohët e fundit janë njohur përsëri në top-3 mes federatave ndërkombëtare të sporteve, do të pasojnë rikthimin e ardhshëm të lojës dhe do të ndajnë aksionin nga praktikat dhe lojërat në të gjithë botën për të festuar rikthimin e lojës që ne e duam.

Fushata #FIrstBAsket do të shpërndahet në të gjitha kanalet e mediave sociale të FIBA-s dhe ne inkurajojmë tërë komunitetin e basketbollit – federatat kombëtare, ligat, klubet, lojtarët, zyrtarët, tifozët – të kontribuojnë në këtë lëvizje dhe këtë mesazh shprese duke postuar dhe shkëmbyer momentet e tyre #FIrstBAsket.

Komentet janë të mbyllura.