PRESIDENTI I FENERIT, FLET PËR TË ARDHMEN E OBRADOVIQIT NË KLUB
Prishtinë(AsistiOnline) – Presidenti i klubit të madh turk të basketbollit, Fenerbahçe – Ali Koc ka folur për të ardhmen e trajnerit të deritanishëm të skuadrës së tij, Zeljko Obradoviq.
Ali Koc deklaroi se nëse Zeljko Obradoviq, dëshiron të qëndrojë në stolin e klubit për një kohë të gjatë, ai është i mirëpritur ta bëjë këtë.
“Siç e kam përmendur disa herë në publik, trajneri ynë Zeljko Obradovic është legjenda e gjallë e Fenerbahçes. Për sa kohë që ai dëshiron të qëndrojë në Fenerbahçe, kjo është shtëpia e tij. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim në këto mendime. Këto mendime iu përcollën si nga Semih Ozsoy ashtu edhe nga vetë unë gjatë sezonit. Sidoqoftë, megjithëse ne kemi shprehur qëllimin tonë për të zgjatur kontratën e tij disa herë gjatë sezonit, trajneri ynë deklaroi se do të ishte më mirë të vlerësohet në fund të sezonit për shkak të progresit “.
Ditëve të fundit është spekuluar shumë, për një largim të mundshëm të trajnerit serb nga Fenerbahçe, por ende nuk ka pasur diçka zyrtare në lidhje me këto gjëra.
Komentet janë të mbyllura.