Basketboll

VUSHTRRIA MEZI PRET RIFILLIMIN E GARAVE NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi basketbollistik Vushtrria pati një edicion solid në Ligën e Parë ku deri tek nderpreja e kampionatit pas pandemisë Covid 19 nga ndeshje 12 të zhvilluara patën bilanc prej 7 fitoreve dhe 6 himbjeve duke u renditur në pozitën e katërt në tabelë, shkruan AsistiOnline.com.

Në fakt, vushtrriasit duke përjashtuar duelin e humbur nga Drita në pjesën vjeshtore të kampionatit, pesë humbjet tjera i pësuan pas vazhdimeve.

Në këtë kohë kur janë shtuar zërat për rifillimin e garave në Ligën e Parë, AsistiOnline.com kotaktoi trajnerin e Vushtrrisë, Arianit Morina i cili u shpreh se rifillimi i kampionatit të Ligës së Parë është mënyra më e mirë për të menduar fillimin e sezonit 2020/21.

“Rikthimi i garave, natyrisht që është një lajm i madh për skuadrat e Ligës së Parë. Kjo është mënyra më e mirë e përfundimit të këtij kampionati është mënyra më e mirë për të menduar në sezonin 2020/21. Problemi mund të jetë se është bërë kohë e gjatë pa stërvitur dhe mendojë që të gjitha skuadrat kanë nevojë për një kohë realitivisht të gjatë për tu përgatitur”, tha Morina për AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.