SERIE A LEGA BASKET: MBAHET ASAMBLEJA VIRTUALE – MERREN DISA VENDIME
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionati italian në basketboll ose njohur ndryshe si Lega Basket Serie A do të ketë disa ndryshime për edicionin e ardhshëm 2020/2021, shkruan AsistiOnline.com
Në asamblenë vrituale të fundit u aprovuan disa vendime dhe vendimi i parë ishte se në sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë 18 ekipe. Kështu në këtë asamble poashtu u konfirmuan edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kupat evropiane: Armani Exchange Milano do të marrë pjesë në Euroleague, Venezia, Virtus Segafredo Bologna, Brescia për të qenë pjesë në EuroCup, ndërsa Sassari, Fortitudeo Bologna dhe Brindisi do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Krejt në fund, klubet kanë miratuar udhëzimet e të drejtave audiovizuale për sezonet në vazhdim, të cilat së shpejti do të dërgohen tek autoritetet kompetente. /AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.