Basketboll

EKSKLUZIVE: JA EMRAT E 4 SKUADRAVE NGA SHQIPËRIA NË LIGËN MBARËKOMBËTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga mbarëkombëtare shqiptare në mes Kosovës e Shqipërisë, pritet të nisë në tetor të këtij viti.

AsistiOnline.com sipas burimeve të sigurta nga basketbolli shqiptar ka mësuar ekskluzivisht, emrat e katër skuadrave nga Shqipëria që do të marrin pjesë në këtë garë.

Goga-Basket, Tirana, Vllaznia-Shkodër dhe Teuta-Durrës, janë skuadrat nga Shqipëria që do të marrin pjesë në ligën mbarë-shqiptare.

Nga Kosova, janë përfolur ekipet si: Prishtina, Peja, Ylli e Rahoveci, por që ende nuk ka diçka zyrtare. Por që edhe FBK-ja pritet që shpejtë ti kumtojë emrat e skuadrave kosovare që do marrin pjesë në këtë garë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.