Basketboll

KB SHKUPI I GATSHËM TË LUAJ NË LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një skuadër shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është e interesuar që të luaj në ligën e përbashkët shqiptare.

Bëhet fjalë për skuadrën e Shkupit, trajneri i së cilës, Enver Miftari i tha AsistitOnline se skuadra që ai drejton, është e gatshme të luaj në ligën e përbashkët shqiptare dhe për këtë gjë ju është drejtuar edhe FBK-së e FSHB-së.

“Ne jemi të interesuar dhe besoj se do të luajmë në këtë ligë mbarë shqiptare. Kemi kontaktuar me dy federatat, atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Por duhet që edhe federata e Maqedonisë të jap dritën jeshile, andaj jemi duke pritur”, tha Miftari.

KB Shkupi bën gara në ligën e parë të Maqedonisë Veriore dhe luan për vite me radhë në garat maqedonase. 

Liga e përbashkët shqiptare pritet të nisë nga tetori i këtij viti. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.