Basketboll

ZYRTARE: REAL MADRID VAZHDOI KONTRATËN ME VETERANIN JAYCEE CARROLL

Prishtinë (AsistiOnline) – Gjiganti spanjoll Real Madrid sot gjatë ditës ka vazhduar kontratën me amerikanin e natyralizuar si shtetas i Azerbajxhanit, Jaycee Carroll, shkruan AsistiOnline.com.

Carroll është pjesë e Real Madrid që nëntë vite ndërsa këtë sezonë në Eurolague zhvilloi 21 ndeshje dhe pati mesatare prej 7.9 pikëve për ndeshje.

Ai para se ti bashkohej Real Madridit ka luajtur edhe për Gran Canaria dhe Teramo ndërsa kontrata e re me klubin nga Madridi është e vlefshme për 1 vit me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër./AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.