Basketboll

FERONIKELI S’PAJTOHET ME RËNIEN NGA LIGA, CAKTON TAKIM ME KRYETARIN E FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës sivjet e anuloi në tërësi stinorin në të gjitha garat seniore që i organizon ajo.

Por, FBK-ja vendosi sot që renditja përfundimtare momentale në garat seniore te meshkujt të merret për bazë ekskluzivisht vetëm për përcaktimin e ngritjes apo rënies nga niveli i garimit, në bazë të Rregullores së Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Propozicioneve të Garave për stinorin 2019-2020.

Me këtë vendim KB Feronikeli, i renditur në pozitën e parafundit në Superligë, ra në një rang më të ulët garimi. Por që ky vendim nuk po i pëlqen fare ekipit nga Drenasi, sipas të cilëve vendimi në fjalë është tërësisht i padobishëm dhe aspak i arsyeshëm.

Në vijim komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e klubit të Feronikelit:

Kryesia e KB Feronikeli mendon qe vendimi i sotem nga ana e Federates se Basketbollit te Kosoves per renien apo ngritjen e ekipeve ne rang me te ulet ose me te larte eshte shume i padrejte dhe i papranushem. 

Ne kemi caktuar nje takim me kryetarin Arben Fetahu, ku shpresojme qe do te reflektoi pozitivisht drejt shfuqizimit te ketij vendimi pa asnje kriter, te padobishem dhe aspak te arsyeshem.

Sezoni 2019/2020 eshte anuluar kuturu duke mos shpallur kampion e as duke mos llogarite pasojat, e ne kete rast nuk i jep federates e askujt tjeter te drejte te marre vendime qe demtojne basketbollin dhe klubet ne pergjithesi si dhe basketbollistin ne vecanti.

Shpresojme qe akteret te reflektojne dhe te mos lejojne qe situata e krijuar nga pandemia te rendohet akoma me shume me vendime te pamatura! 

Njeherit bejme thirrje qe ky vendim te shfuqizohet menjehere”, thuhet në komunikatë. /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.