NDËRRON JETË LEGJENDA E NBA-SË DHE UTAH JAZZ-IT
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri shumevjeçar i Utah Jazz dhe një nga më të suksesshmit në histori të NBA, Jerry Sloan, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.
Një nga trajnerët më të respektuar, me më së shumti fitore dhe qëndrimin më të gjatë si trajner i një skuadre, Sloan është vetëm njëri nga 5 trajnerët që ka arritur më shumë se 1000 fitore dhe vetëm njëri nga 2 trajnerët e vetëm në NBA që ka arritur më shumë se 1000 fitore me një ekip të vetëm. Me Xhezerat e Utah, Sloan ka shënuar 1223 fitore dhe ka pasur 803 humbje.
Sloan ka udhëhequr Utah Jazz’in në 15 play off’a rresht, nga viti 1989 deri më 2003 dhe dy herë rresht arriti në finale, 1997 dhe 1998 por u mposht nga Bullsat e Jordanit.
Edhe pse asnjëherë nuk e fitoj epitetin e trajnerit të vitit ne NBA, Sloan ishte njëri prej vetëm 4 trajnerëve në NBA me sukses prej më shumë fitoreve se sa humbjeve, për 15 edicione rresht. Tre trajnerët më të suksesshem se Sloan janë, legjendarët Gregg Popovich, Pat Riley dhe Phil Jackson.
Sloan qëndroj plot 22 sezone me skuadrën e Utah Jazz. Nga 1989-2010. /AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.