Basketboll

FBK-JA VENDOS KUSHT, PËR SKUADRAT QË DUAN TË LUAJNË NË EVROPË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ditën e djeshme ka mbajtur një mbledhje ku ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marrë edhe një vendim interesant, shkruan AsistiOnline.com

Të gjitha ekipet kosovare që duan pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare sivjet, duhet të depozitojnë një shumë të caktuar parash në FBK, si garanci se kanë buxhet për ti përballuar shpenzimet në garat ndërkombëtare.

VENDIMI 6: ”Skuadrat do të depozitojnë shumën 15,000.00 (pesëmbëdhjetë mijë) Euro në xhirollogari të FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare”, thuhet në vendimin e marrë të FBK-së.

Në mbledhjen e djeshme të FBK-së, poashtu u vendos që asnjë skuadër kosovare sivjet, të mos marrë pjesë në garën prestigjioze, Champions League. /AsistiOnline

 

Komentet janë të mbyllura.