LIPJANI REAGON PAS VENDIMIT PËR LARGIMIN NGA ELITA: I SHKRUAN SEKRETARES SË FBK-SË
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Vendimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, për ta rrëzuar nga elita skuadrën e Lipjanit, nuk ju ka pëlqyer fare këtyre të fundit.
Për vendimin në fjalë, skuadra e Lipjanit ju është drejtuar me një ankesë edhe sekretares së FBK-së, Elvira Dushku të cilës ia ka shprehur haptazi kundërshtimet në lidhje me këtë vendim, që sipas tyre është tërësisht i papranueshëm.
AsistiOnline.com e ka siguruar letrën e KB Lipjanit, drejtuar sekretares së FBK-së dhe në vazhdim ju sjellim atë të plotë dhe pa ndërhyrje:
“Pershendetje Sekretare, pas njoftimit nga ana e Bordit për largimin nga Superliga e Kosovës pa konsultimin tonë sot ka mbajt takim urgjent, Kryesia e Lipjanit rreth ketij vendimi.
Jemi te pakenaqur me vendimin e Bordit për largimin e KB Lipjanit dhe te KB Feronikelit dhe inkuadrimin e Vellaznimit ne Superlige ?
Ne mendojme se duke mos u shpallur kampion ne asnje lige e ne te njejten kohe te behet renia dhe inkuadrimi ne lige, eshte e padrejte pasi garat jane aunuluar e te paperfunduara per te marre vendim te renies apo inkuadrim.
Ne mendojme se ky vendim eshte i padrejte. Ne jemi kunder keti vendimi . Presim Nga Bordi te shqyrtohet ky vendim dhe njekohesisht te behet shfuqizimi i ketij vendimi. Gjitha te mirat kryesia e Lipjanit”, thuhet në ankesë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.