Basketboll

ZYRTARE: CEDEVITA OLIMPIJA BEFASON TË GJITHË ME PËRFORCIMIN E RI

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Skuadra sllovene e Cedevita Olimpisë qysh tani ka filluar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri të garave, shkruan AsistiOnline.com.

Sipas mediave sllovene, Cedevita Olimpija ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Kendrick Perry i cili së fundmi luajti për skuadrën beogradase Mega Bemaxi ku ishte transferuar gjatë vitit 2019.

Kendrick Perry në sezonin 2019/20 ishte lojtari më produktiv në ABA Ligë me Mega Bemaxin ku pati mesatare prej 18.5 pikëve. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.