Basketboll

PËR HERË TË PARË NË HISTORI TË KLUBIT, TREPÇA I’A BËN SEFTE PLAY OUT-IT

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Federata e Basketbollit të Kosovës, ditë më parë morri një vendim shumë të vështirë për skuadrat elitare që garojnë në gjirin e saj, shkruan AsistiOnline.com

Pas anulimit të stinorit, pa shpallur kampionë të vendit, FBK-ja vendosi që ti rrëzojë dy skuadra nga elita dhe vendi i 7-të të luajë në Play Out me ekipin e dytë nga Liga e parë.

Në vendin e 7-të në Superligë, sivjet rastisi që të jetë njëra prej skuadrave më të vjetra dhe më të trofeshme në basketbollin e Kosovës, KB Trepça e cila për herë të parë në histori të klubit vihet në një pozicion të tillë, duke e rrezikuar shumë seriozisht ekzistencën e saj në elitën kosovare.

Në fakt, Trepça sivjet përjetoi njërin prej edicioneve më të vështira në histori të klubit që nga themelimi, pasiqë deri në pezullim të kampionatit, luftoi që të dalë nga fundi i tabelës dhe sikur të mos ishte riorganizimi i klubit deri diku, më mirë nga pjesa e dytë e stinorit – pranvera, Trepça ka mundur që fare të lehtë sot të ishte në pozitën e Feronikelit, për të cilën klub Federata vendosi ta rrëzojë nga elita dhemitrovicasit nëpër ”vrimën e gjilpërës” i shpëtuan rënies direkte.

Shumica e veteranëve të klubit ”xehtarë”, në biseda të ndryshme thanë, se klubi i Trepçës sivjet ishte në momentet më të pakëndshme që nga formimi si ekip dhe nromalisht se kjo situatë po i brengosë e mërzitë atë shumë, teksa e shohin klubin e tyre të zemrës në gjendje të vështirë, për të cilin klub ju rrodhën shumë djersë, andaj presin ditë më të mira për të.

Mitrovicasit sivjet në fillim të shtatorit do të luajnë në Play Out me ekipin modest nga kryeqyteti, As Prishtina që sivjet stinori i pezulluar e zuri në vendin e dytë të Ligës së parë. Data e saktë dhe ora, ende nuk janë caktuar nga FBK-ja, për këtë duel play out’i. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.