BARÇA S’PUSHON: OFERTON LOJTARIN KYQ TË PANATHINAIKOSIT
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Ende pa u bërë 24 orë që nga anulimi i stinorit në Euroligë, njëra ndër ekipet më të forta aty, Barcelona ka filluar ”gjahun” e saj për stinorin e ri.
Mediat spanjolle shkruajtën sot, se Barça ka dërguar një ofertë të majme në drejtim të reprezentuesit grek, Nick Calathes i cili aktualisht është pjesë e Panathinaikosit dhe do të largohet nga klubi athinas.
Klubi katalunas i ka paraqitur një ofertë neto 5,5 milion dollarë fundorit amerikano-grek për një marrëveshje tre vjeçare. Lojtari 31-vjeçar aktualisht është shënjestra kryesore e Barcelonës dhe ata po përpiqen ta bindin atë të transferohet në Spanjë me një ofertë fitimprurëse, e cila do ta mbajë atë mes lojtarëve më të paguar të EuroLeague.
Edhe Zeniti i Shën Petersburgut gjithashtu ka treguar interesim për të, por mbetet të shihet nëse Calathes do të presë në mënyrë që të ekzaminojë opsionet e tij të mundshme të tjera në treg, ose nëse Barcelona, një konkurrent i lartë i Euroligës, do të jetë zgjedhja e tij.
Gjatë sezonit 2019-20, Calathes kishte mesatarisht 13.3 ppn dhe 9.1 apn me Panën. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.