ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS NË ELITEN POLAKE
Prishtinë(AsistOnline) – Ish-trajneri i Sigal Prishtinës para dy stinorëve, Matthias Zollner është bërë me skuadër të re.
Gjermani 41 vjeçar, që para dy stinorëve drejtoi Sigal Prishtinën për gjysmëstinori, është angazhuar si kryetrajner i ekipit elitar polak, GTK Gliwice. Dhe normalisht ka bërë ngritje në karrierë kur dihet që Superliga e Polonisë është ndër më cilësoret në Evropë.
Të kujtojmë se gjatë periudhës sa udhëhoqi ekipin e Prishtinës, Zollner arriti t’a fitoi Superkupën e Kosovës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.