Basketboll

TALENTI KOSOVAR QË PO ZHVILLOHET NË SLLOVENI

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Në mbarë botën ka shumë basketbollistë kosovarë, që po luajnë me shumë sukses nëpër liga të ndryshme.

I tillë është edhe rasti me talentin 20 vjeçarë, Bleron Istogu i cili luan në Slloveni dhe premton goxha shumë në të ardhmen, shkruan AsistiOnline.com

Në një bisedë me AsistiOnline.com, Bleroni ka folur më shumë për veten, duke treguar se ku po luan aktualisht, sa është aktiv në këtë kohë pandemie, pretendimet e së ardhmes dhe një dëshirë të tij të madhe që ai e ka në plan ta realizoi.

 

Së pari përshëndetje për të gjithë dhe shpresoj që të jeni mirë me shëndet, shkaku i Pandemisë COVID-19. Unë jam Bleron Istogu, aktualisht jam duke luajtur për klubin slloven, KK Grosuplje. Puna po më shkon shumë mirë me klubin, kam pasur paraqitje shumë të mira këtë sezon dhe formën pres që ta ngrisë çdo herë e më shumë në mënyrë që të avancohem sa më shumë, po tash aktualisht për shkak të pandemisë i kemi ndërprerë ushtrimet dhe formën e trupit po mundem ta mbaj në kushte shtëpiake. Sa i përket pretendimeve të mija për të ardhmen, janë që të luaj në një klub të madh në Slloveni e më gjerë, por nuk e mohoj edhe faktin të luaj në Kosovë. Ndërsa dëshira ime më e madhe është të luaj për shtetin e Kosovës dhe besoj që do ta realizoj”, tha Istogu.

 

 

Vlen të ceket se Bleroni është 20 vjeçar dhe i lindur e rritur në Slloveni, ndërsa sivjet e ka pranuar me kënaqësi ftesën e Kosovës U-20, por që grumbullimet u anuluan shkaku i pandemisë COVID-19 që përfshiu botën. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.