17 VJEÇARI NGA KOSOVA, QË PO STËRVITET ME EKIPIN NGA SERIA A – ITALIANE
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Dion Sheqiri mund të ju duket emër i panjohur si basketbollist në Kosovë, për faktin se doli si shumë i ri nga Kosova dhe sepse është vetëm 17 vjeçar, por ky i fundit në të ardhmen pritet të jetë ndër shtyllat e Përfaqësueses së Kosovës.
Sheqiri që ka gjatësi të mahnitshme për moshën e tij(2.08cm), aktualisht luan për ekipin e të rinjëve të ”Pallacanestro Triestes
” (U-18), ndërsa është stërvitur edhe me ekipin e parë(seniorët) të Triestes të cilët bëjnë pjesë në elitën italiane dhe AsistiOnline.com ka realizuar një bisedë me basketbollistin perspektivë të Kosovës.
Dioni ka folur më shumë për veten, duke treguar se ku po luan konkretisht, sa është aktiv në këtë kohë pandemie, pretendimet e së ardhmes dhe ëndrrën e tij të madhe që të luaj në Euroligë e pse jo edhe në NBA.
”Unë për momentin jam duke luajtur për ekipen ”Allianz Pallacanestro Trieste” në Seria A, luaj për ekipin e të rinjëve U-18, por që edhe ushtroj me ekipin e parë seniorë. Realisht puna është duke shkuar për mrekulli, për shkak të virusit Liga dhe ushtrimet janë ndërprerë, por unë jam munduar që të punoj në shtëpi çdo ditë, si fizikisht poashtu edhe teknikisht që ta mbaj formën dhe besoj se po ja arrijë mjaftueshëm. Pretendimet e mija si çdo lojtar i basketbollit janë që të mbërrijë sa më lartë në karrierë. Më së pari me mbërrijt me luajt në Seria A, pastaj pse jo në Euroleague dhe NBA”, tha Sheqiri.
Të kujtojmë se Sheqiri është lojtar që ka dalur në pah nga puna e trajnerit kosovar, Dritëro Sefaja dhe Sheqiri para se të kalonte tek ekipi italian në moshë të re, pati minutazhë edhe në Superligën e Kosovës me Kerasan Prishtinën.
Sheqiri sivjet e ka pranuar me kënaqësi ftesën e Kosovës U-20 nga Mark Rodiqi, por që grumbullimet e reprezentuesve të rinjë u anuluan shkaku i pandemisë COVID-19 që përfshiu botën. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.