REALI I’A VAZHDON KONTRATËN VETERANIT REYES
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Skuadra e Real Madridit ia ka vazhduar kontratën, veteranit dhe kapitenit 40 vjeçar të klubit, Felipe Reyes.
Kapiteni i Real Madridit, Felipe Reyes ka arritur një marrëveshje me klubin për një zgjatje një vjeçare, sipas spanjolles ”Chema De Lucas”. Reyes më parë kishte nënshkruar poashtu një zgjatje kontrate një vjeçare me Realin në vitin 2019.
Kjo marrëveshje do ta mbajë Reyes me Realin për sezonin e 17-të rresht në Madrid. Qendra spanjolle u bashkua me ekipin në 2004 pasi kaloi gjashtë vitet e para të karrierës së tij profesionale me Estudiantes. Deri në fund të vitit 2020-2021, Reyes do të jetë 41 vjeç.
Gjatë karrierës së tij me Realin, Reyes ka fituar shumë tituj të brendshëm në garat spanjolle, plus kampionatin e Euroligës të 2015 dhe 2018-tës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.