ZGJEROHET ABA LIGA: SHTON DY KLUBE TË REJA
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Vendimi për anulimin e stinorit të ABA Ligës, nuk ishte i vetmi nga krerët e garës në ditën e djeshme, përcjellë AsistiOnline.com
Përveç faktit që ekipet e ABA ligës, votuan për anulimin e stinorit dhe mos-shpalljen e kampionit, ato gjithashtu votuan për të mos rrëzuar skuadra në ABA Liga 2, ndërsa shtuan numrin e ekipeve në ABA Liga 1, duke inkuadruar dy ekipet më të larta nga Divizioni i Dytë i ABA Ligës, të cilat do të rrisin formacionin në 14 ekipe për sezonin e ardhshëm.
Ekipet e shtuara në ABA Ligë janë, KK Borac nga Serbia, si dhe KK Split nga Kroacia.
”Në të njëjtën kohë, ABA Liga dhe klubet e saj do të vazhdojnë të monitorojnë situatën në lidhje me zhvillimin e virusit COVID-19 dhe do të qëndrojnë në kontakt me shtetin dhe organizatat shëndetësore dhe në përputhje me kufizimet e mundshme, ata do të koordinojnë hapat e tyre të mëtejshëm”, tha njoftimi i ABA Ligës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.