Basketboll

ARMANI MILANO RINOVON ME LOJTARIN KRYESOR TË EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Njëra ndër skuadrat që po synon të luftojë për titull në Euroligë në stinorin e ri, është edhe ekipi italian, Armani Milano që qysh nga tani ka filluar me konstruktimin e ekipit për, përcjellë AsistiOnline.com

Ekipi nga qyteti i modës, ka njoftuar se ka blinduar edhe për tre stinorët e ardhshëm(2023), lojtarin kryesor të ekipit për stinorin që lamë pas, çeko-amerikanin, Kaleb Tarczewski.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam mundësinë të vazhdoj karrierën time me fanellën e Olimpia Milano. Për tre vjet e gjysmë, ky qytet dhe njerëzit e tij janë bërë shtëpia ime. Nuk mund të pres që të kthehem në parket dhe të luftoj për qytetin e Milanos. Ne të gjithë do ta bëjmë së bashku, “tha Tarczewski për ueb-sajtin zyrtar të klubit.

 

Komentet janë të mbyllura.