Basketboll

CSKA-JA BLINDON LOJTARIN KRYESOR TË EKIPIT EDHE PËR KAQ VITE

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Skuadra ruse, CSKA Moska e ka blinduar edhe për disa stinore të tjera rresht, yllin e saj të ekipit, amerikanin Mike James që erdhi tek moskevitët stinorin e kaluar.

James ka nënshkruajtur kontratë të re me CSKA-në e Moskës edhe për tre vite të tjera.

“Jam i lumtur që kthehem në CSKA dhe vazhdoj partneritetin tonë edhe për tre vjet të tjerë. Shpresoj do jetë kohë e mbushur me trofe”, tha James në një deklaratë për uebfaqen e CSKA’së. Lojtari gjithashtu tha: “I lumtur të them që kthehem në CSKA për 3 vjet të tjera. Nuk mund të jesh më i lumtur për t’u rikthyer në një klub kaq historik dhe të mahnitshëm. ”

James sivjet udhëhoqi CSKA’ë në shënime, asistime kërcime etj, para se Euroliga të mbyllet në 12 mars duke pasur mesatare prej 21.1 pikë (42% në 3-pikë), 4.3 asiste . Ai gjithashtu pati 17.6 pikë (44% në goditje me 3 pikë), 4.4 asistime dhe 2.4 kërcime në elitën ruse. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.