Basketboll

FBK-JA NGA SOT E HAP ZYRËN E SAJ

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të fillojë me punën në zyrat e saj që nga dita e sotme (01.06.2020) me orar 08:00-16:00 dhe kjo pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë fazë FBK-ja do të punojë me staf të përgjysmuar, ku një pjesë e anëtarëve të stafit do të punojnë nga zyra dhe një pjesë nga shtëpitë, si dhe kjo do të bëhet me rotacion ndërmjet anëtarëve të stafit, përderisa Sekretarja e Përgjithshme do të jetë çdo ditë të javës në punë në zyre.

Palët që kanë punë në zyre të FBK-së duhet të jenë të pajisur me maska, si dhe nuk duhet të vijnë më shumë se dy persona njëherazi.

Të gjitha këto masa FBK ka thënë se është e detyruar t’i marrë për shkak të kujdesit për shëndetin e stafit të saj, por edhe të komunitetit të basketbollit në përgjithësi.

Komentet janë të mbyllura.