Basketboll

CSKA-JA TRANSFERON EDHE ZYRTARISHT MILUTINOVIN

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Gjiganti rus i Basketbollit, CSKA Moska ka njoftuar sot edhe zyrtarisht për shtimin në ekip të gjigantit serb, Nikola Milutinov, përcjellë AsistiOnline.com

Qendra serbe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare, me kampionët e shumifshtë të Euroligës dhe Superligës ruse.

“Pas pesë vjetësh me Olympiacosin, ishte koha për kapitull të ri në jetën time në basketboll,” tha Milutinov pas nënshkrimit të kontratës me ekipin nga Moska, “Deri më tani në karrierën time, të gjitha vendimet që unë kam marrë ishin pak a shumë të vështira, por jo kjo . Një klub me traditë të madhe, një president që jeton për ekipin e tij, një trajner me plotë trofe, një organizatë e shkëlqyeshme, e fuqishme dhe e bukur Moska ”.

Qendra 25-vjeçare serbe iu ishte bashkuar Olimpiakosit në vitin 2015 pas qëndrimit të tij tre vjeçar si anëtar i skuadrës së Partizan NIS. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.