Basketboll

EDHE NJË LARGIM NGA KOSOVA, KËSAJ RADHE DREJT ELITËS BELGE

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Edhe një talent nga Kosova, është bërë me skuadër të re jashtë vendit, shkruan AsistiOnline.com

Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Leonit Veliu i cili ka nënshkruajtur me skuadrën seniore ”VOO Liege Basket” që bën gara në Superligën e Belgjikës.

Veliu në stinorin 2018/19 ka qenë pjesë e ekipit të Golden Eagle Yllit nga Superliga e Kosovës, përderisa luajti edhe me Kosovën U-18 në Evropianin – Divizioni B. Ndërsa ishte i ftuar edhe sivjet në listën e gjerë të Kosovës U-20, por që përmbledhja dhe aktivitetet e kësaj të fundit u anuluan, shkaku i pandemisë COVID-19.

Vlen të ceket se Veliu është i gjatë 1.93cm, ndërsa djaloshi therandas luan në  pozitën e fundorit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.