Basketboll

NBA MIRATON FORMATIN ME NUMRIN E SKUADRAVE PËR RIFILLIMIN E STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Ashtu edhe siç është pritur, liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA sot ka miratuar formain me numrin e skuadrave për rifillim të stinorit, përcjellë AsistiOnline.com

Formati me 22 ekipe për të rifilluar sezonin 2019-20 është aprovuar me shumicë dërrmuese të votave.

Bordi i NBA-së ka votuar për të aprovuar format e 22 skuadrave të ligës për të rifilluar sezonin 2019-2020 në Orlando, sipas Shams Charania. Kishte 29 ekipe në favor të vendimit ndërsa vetëm një, Portland Trail Blazers, votoi kundër. Ndeshjet parashikohen të fillojnë më 31 korrik.

Lojërat do të përfshijnë 16 skuadrat më të mira në dy Konferencat në momentin e pezullimit të ligës plus New Orleans Pelicans, Portland Trail Blazers, San Antonio Spurs, Sacramento Kings, Phoenix Suns dhe Wizards Washington.

Si pjesë e planit, të gjitha ndeshjet e këtij edicioni të NBA-së tash do të zhvillohen brenda një kompleksi që ka hotele dhe arena të shumta. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.