Basketboll

OBRADOVIÇ DO TË DISKUTOJ SË SHPEJTI TË ARDHMEN E TIJ ME FENERBAHÇEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër trajnerët më të mirë të basketbollit në botë, Zeljko Obradoviç pritet që së shpejti të diskutojë të ardhmen e tij me Fenerbahce, sipas mediumit sportiv prestigjioz, beIN Sports.

Kontrata e Obradoviç me turqit skadon në fund të qershorit, prandaj bisedimet midis dy palëve për rinovimin e saj pritet të fillojnë së shpejti.

Në kohët e fundit, është përfolur shumë që serbi mund të largohet nga skuadra e madhe turke, por që ende nuk ka pasur diçka zyrtare. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.