Basketboll

ASISTIONLINE KUJTON DRAZHENIN

RETRO ASISTI: EDICIONI SPECIAL XHIRUAR ME 2003

AsistiOnline – Adhurues të basketbollit është ky edicioni special i ASISTITI i cili i dedikohet Drazhen Petroviqit, basketbollistit më të madhë të gjitha kohëve në Evropë. Sonte me këtë emision do të kujtojmë Mocartin e basketbollit botëror, i cili nuk arriti të përfundoj simfoninë e tij të fundit dhe më të madhe basketbollistike, atë të NBA.

Drazheni nuk arriti ta përfundoj karrierën e tij me “crescendo” ashtu si ishte mësuar të bënte në Evropë ngase iku papritmas.Vdekja tragjike  e mori shumë herët, duke ia pamundësuar ta përfundoj veprën e fundit artistike. Vdekja tragjike nuk ia lejoj “Vallëzimin e Fundit” në skenën më të madhe basketbollistike, atë të NBA. Me 7 qershor 1993, në ora 17 e 20 minuta, në afërsi të vendit Denkendorf në Gjermani, ndërroi jetë në fatëkeqësi të komunikacioni.

Drazheni ishte pishtar i basketbollit modern në Evropë, promovues i stilit të ri në basketboll, vendosi standarde të reja në sportin më atraktiv ekipor në botë. Basketbolli i tij përplotë me entuziazëm dhe lëvizjesh spektakulare, këtë lojë e ngriti në nivel në të cilin askush deri atëherë para tij nuk e kishte ngritur. Drazheni e promovoj basketbollin si sport global.

Drazheni ishte udhërëfyes për shumë basketbollist të rinj të cilët nuk kishin guxim as të mendonin të shkelin në tokën e premtuar basketbollistike, atë të NBA.

Ai u dha kurajo dhe forcë shumë basketbollistëve të rinjë të talentuar nga evropa që të ecin përtej oqeanit atlantik në ligën më të fortë në planetë, në NBA, që të sprovohen me ata për të cilët mendohej se janë të paaritshëm. Për dekada me rradhë NBA ishte tabu dhe Drazheni e theu atë.

Ishte djalosh i jashtëzakonshëm, hyri në histori të basketbollit botëror duke thyer të gjitha barierat e mundshme njerëzore dhe duke treguar se si duhet ecur drejtë suksesit.

Drazhen Petroviq ishte njeri i madhë, idhull i dhjeta miliona adhuruesëve të basketbollit e sidomos basketbollistëve të rinj evropian.
Edhe kur i bënte kundërshtarët të çmenden nga pamundësia për ta ndalur, ata i duartrokitnin mjeshtrit të lojës në mes të dy koshave.

Adhurues të basketbollit në ASISTIONLINE,

” Drazheni ishte pishtar, udhërëfyes i basketbollistëve të tjerë evropian të cilët shkelën parketet e NBA. Njeri i cili theu të gjitha barrierat.
E dini jeta është e shkurtër dhe njerëzit vijnë e shkojnë. Vetëm disa nga ata, vetëm ata më të mëdhenjët lënë gjurmë dhe kujtohen përjetë. Drazheni ishte i tillë. Erdhi në këtë botë, kaloi si stuhi dhe hyri në legjendë” 

Me rastin e përvjetorit të vdekjës së tij tragjike,  kujtojmë dhe nderojmë më të madhin ndër më të mëdhenjt  e basketbollit evropian dhe botëror të të gjitha kohëve: Drazhen Petroviqin.

 

 

Komentet janë të mbyllura.