Basketboll

BUDUÇNOSTI VAZHDON KONTRATËN ME KAPITENIN E SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra malazeze, Buduçnost Voli ia ka vazhduar kontratën kapitenit të skuadrës edhe për një stinor.

Suad Sehoviç do të jetë kapiten i Buduçnostit të Podgoricës edhe në sezonin e ardhshëm.

Sehoviç 33 vjeçar, ka qenë me Buduçnostin që nga viti 2013 dhe në sezonin e fundit të ABA Ligës, ai shënoi 6.7 pikë dhe pati 3 kërcime për ndeshje, me 47 përqind të tentimeve për tre pikë.

Buduçnosti më parë kishte zgjatur kontratat edhe me Nikola Ivanoviçin, Justin Cobbsin, Aleks Iliçin dhe Zoran Nikoliçin, dhe deri më tani si transfer ka sjellur Rashad Vaughnin. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.