LIGA E PËRBASHKËT SHQIPTARE TEK FEMRAT: FLET SEKRETARJA E FBK-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Liga e përbashkët shqiptare në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë, pas shumë e shumë vitesh pritje, pritet që të jetësohet sivjet, shkruan AsistiOnline.com
Përveç konkurencës së meshkujve, risi në këtë garë do të jenë edhe ekipet nga konkurenca femërore, për të cilat është treguar jo-pak interes, sidomos në Shqipëri.
Sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku në një prononcim për AsistiOnline.com ka folur rreth çështjes së konkurencës femërore në këtë ligë, duke treguar se si mund të duket ky variant dhe kur mund të startohet.
“Në lidhje me formën e garës për turneun në konkurencën e femrave së bashku me Shqipërinë e kemi diskutuar me FSHB-në, që këtë vit të startojmë në formë turneu me nga 2 deri në 3 ekipe nga Kosova dhe po aq nga Shqipëria.
Për muajin e saktë dhe për vendin se ku do të organizohet, nuk e kemi diskutuar ende në mënyrë konkrete, por pritet që kjo të bëhet në muajt në vazhdim. Ideale do të ishte në muajin nëntor, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, nënvizoi sekretarja, Dushku.
Të dyja Federatat, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, janë shprehur se janë në vlugun e madh të përgatitjeve për Ligën e përbashkët shqiptare dhe se ky projekt pritet ti ndihmojë shumë zhvillimit të basketbollit shqiptar në përgjithësi. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.