MILANO NDAHET ME NJËRIN NGA LOJTARËT KRYESORË TË EKIPIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra italiane, Olimpija Milano ka mbetur pa njërin nga lojtarët kyç të skuadrës në stinorin e kaluar.
Bëhet fjalë për veteranin, Luis Scola i cili ka vendosur që vetëvetiu të largohet nga basketbolli, por pa u pensionuar dhe vendimin për vazhdim apo pensionim nga basketbolli, pritet ta marrë javët e ardhshme.
“Pas mendimeve të thella, unë mora vendimin e parë në lidhje me sezonin e ardhshëm. Unë kam zgjedhur të mos luaj më në Euroligë, as në Milano dhe as me një ekip tjetër. Dua të falënderoj Olimpian që më dha këtë mundësi, ishte një vit argëtues në të cilin përjetova një ambient të mirë ku ndihesha mirë në shtëpi. Nga ana tjetër, unë nuk kam vendosur nëse të tërhiqem nga basketbolli për mirë apo të vazhdoj të luaj në një ligë tjetër. Do të marr një vendim përfundimtar gjatë javëve të ardhshme“.
40-vjeçari Scola iu bashkua Olimpia Milanos për sezonin 2019-20 pas një kohe të gjatë në NBA dhe pati një mesatare prej 9.2 pikë dhe 4.4 kërcime në 28 ndeshje të Euroligës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.