Basketboll

SHATRI FLET PËR LIGËN E PËRBASHKËT: DO TË NGRISTE CILËSINË, POR FILLIMISHT DO TË DUHEJ TË TESTOHET…

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditëve të fundit është komentuar plani për themelimin e ligës së përbashkët shqiptare edhe në konkurencën e femrave, shkruan AsistiOnline.com

Trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri në një bisedë me AsistiOnline.com e ka komentuar këtë ide, duke treguar se prishtinasit në parim e përkrahin dhe beson se kjo do ta ngriste nivelin, por së pari do të duhej të testohet një gjë e tillë.

Çdo hap para është i mirëseardhur për të mirën e basketbollit, çdo gjë që ndikon në ngritje të cilësisë ne e mbështesim. Parimisht përkrahim këtë ide të një lige të përbashkët, do të ishte pozitive që të bashkangjitet edhe Maqedonia dhe ndonjë ekip nga Mali i Zi të formohet si lloj lige rajonale, pasi që do të ngriste interesimin dhe investimet. Liga e Shqipërisë kohëve të fundit ka pësuar rënie në cilësi dhe do të ishte mirë që para se të vendoset për një ligë, së pari të testohet në formë të turneve dhe të shihet se si do të funksionoj”.

Tutje Shatri thotë se kjo ligë, përpos ngritjes së cilësisë do të hapte edhe rrugën për investime më të mëdha.

Në cilën do formë që të bëhet është pozitive pasi që përveç interesimit që do të ngritet, besoj do të shtohen edhe investimet dhe hap pas hapi të shkojmë drejt ngritjes së cilësisë”, nënvizoi trajneri i vashave kryeqytetase.

Ekipi i Prishtinës është njëra ndër skuadrat më të suksesshme në basketbollin kosovar femëror. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.