Basketboll

SILVER PARALAJMËRON: JO TË GJITHË LOJTARËT MUND TË JENË PJESË E VAZHDIMIT TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Komisioneri i NBA-së, Adam Silver pranon se lojtarët mund të zgjedhin të mos luajnë në përfundimin e sezonit 2019-20.

Adam Silver si pjesë e planit të rikthimit të sportit të ESPN-së që përfshin intervista me komisionerët e ligave kryesore sportive të Amerikës së Veriut paraqiti pikëpamjen e tij mbi rifillimin e planifikuar nga NBA. Shqetësimet e shprehura nga lojtarët ishin ndër temat e diskutuara nga komisioneri i NBA.

Unë mund të them vetëm, nuk mund të jetë për të gjithë,” tha ai duke u përgjigjur në një pyetje në lidhje me rinisjen e ligës në mes të pandemisë së koronavirusit dhe protestave kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë, “Do të sjellë sakrificë të madhe në emër të atyre lojtarëve dhe për të gjithë të përfshirë, trajnerët, gjyqtarët. Nuk është një situatë ideale”, citohet të ketë thënë Silver.

Ndjenja ime është që ne do të jemi në gjendje të punojmë në pjesën më të madhe të këtyre çështjeve gjatë javëve të ardhshme, por siç kam thënë, ne gjithashtu kemi një marrëveshje me shoqatën e lojtarëve, nëse nëse një lojtar zgjedh të mos vijë, nuk është një shkelje e kontratës së tij. Ne e pranojmë atë”, tha Silver.

NBA po kërkon të përfundojë sezonin 2019-20 duke sjellë 22 ekipe në Orlando për një turne me një vend. Liga u ndërpre në 11 mars, për shkak të pandemisë koronavirus. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.