Basketboll

VËLLAU I PARKERIT MERR DREJTIMIN E SKUADRËS NGA EUROLIGA

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllai i legjendës së basketbollit evropian Tony Parker, TJ Parker është trajneri i ri i skuadrës që luan në Euroligë, ASVEL Lyon nga Franca.
 
Terence-Jonathan Parker do të drejtojë ekipin francez në stinorin e ardhshëm në Euroligë dhe elitën franceze.
 
Trajneri malazez, Zvezdan Mitrovic u largua së fundmi nga skuadra franceze, dhe trajneri i ri i francezëve do të jetë ndihmësi i deritanishëm i ekipit dhe njëkohësisht vëllai i pronarit të klubit, Tony Parker.
 
TJ Parker ka qenë asistent në ASVEL që nga viti 2018. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.