Basketboll

PLANI I NBA (3): TUBIMI I SKUADRAVE ME 7 KORRIK

22 SKUADRA ME NGA 35 PERSONA NË TRE HOTELE TË DISNEY WORLD

(ASISTIONLINE) – Në kuadër të planifikimeve për rifillimin e edicionit të NBA të ndërprerë me 12 Mars për shkak të COVID19, plani prej 108 faqeve i dorëzuar tek skuadrat të martën, parasheh me saktësi edhe mënyrën e akomodimit të skuadrave dhe itinerarin e aktiviteteve gjatë fazë përgatitore nga 7 deri më 29 Korrik, si dhe fillimin e garave me 30 Korrik.

NBA është duke planifikuar që ndeshjet të zhvillohen në tri fusha gjatë fazës së garave të shkurtuara të kampionatit të rregullt për kualifikim në Play Off, ku secila nga 22 skuadrat do të luajnë nga 8 ndeshje në kompleksin ESPN Wide World of Sports.

 

Ekipet do të vendosen në tri hotele, me nga gjashtë deri në tetë ekipe në secilin hotel.

Planet tjera që NBA ka për rifillimin e stinorit përfshijnë profesionistët e shëndetit mendor që do të janë në dispozicion për lojtarët dhe trajnerët; shërbime kishtare para ndeshjeve, të bëra në mënyrë virtuale; joga dhe meditimi; tri shujta në ditë dhe katër në ditën e lojës; si dhe do të kenë në dispozicion restorantin.

Maksimumi i numrit të anëtarëve të ekipit do të jetë 35 persona, duke përfshirë lojtarët, një udhëheqës të lartë ekzekutiv, një trajner të atletikës, një trajner të forcës dhe një kondicional, një menaxher të pajisjeve dhe një të sigurisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.