PLANI I NBA (PJESA 2): NË “EPRUVETËN E MBYLLUR HERMETIKISHT” ME 7 KORRIK
SPITALI BRENDA DISNEY-IT, S’KA ME FJET NË DHOMA TË NJËRI TJETRIT
(ASISTIONLINE) – Shumica e skuadrave do të arrijnë në Florida më 7, 8 ose 9 korrik ndërsa një burim i brendshëm nga ekipi që ka punuar në sajimin e këtij plani ka deklaruar se kampioni aktual i NBA , skuadra Toronto Raptors e cila është e vetmja që vjen nga jashtë SHBA, nga Kanada, do të lejohet të mblidhet për disa stërvitje në kamp para-përgatitor sikurse skuadrat tjera të NBA që e kanë bërë këtë nga muaji Maj por, duke ndjekur udhëzimet tejet të rrepta të sigurisë të cilat po ndiqen nga skuadrat tjera.
Sipas të gjitha gjasave, Raptors do të stërviten diku në Florida, tha personi i cili foli për agjencinë e lajmeve AP në kushte anonimiteti sepse ende nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje me ekipet dhe lojtarët e NBA.
Për Raptors, kjo ka qenë një çështje shqetësuese për shkak të rregullave aktuale të qeverisë kanadeze në betej kundër COVID19 ku, të gjithë atyre që kthehen në Kanada u këkrohet karantinë 14 ditore ndërsa një pjesë e lojtarëve të Raptors janë në Toronto dhe disa në SHBA.
S’KA ME FJET NË DHOMA TË NJËRI TJETRIT
Një rregull tjetër shumë e rreptë do të jetë edhe pika ku “askush në kampin e NBA në Disney i cili është përshkruar si një ‘enë hermetike’, nuk do të lejohet në dhomën e gjumit të kujtdo tjetër.”
SPITALI BRENDA DISNEY-IT
NBA gjithashtu u ka thënë lojtarëve dhe ekipeve se do të punojë me një ose më shumë kompani të kujdesit shëndetësor për të ndërtuar një klinikë mjekësore përbrenda Disney-it dhe e cila do të jetë e pajisur me rëntgen (rreze X) dhe rezonancë magnetike MRI, shumë e domosdoshme për kontrollet mjekësore gjatë lëndimeve eventuale, pasi NBA nuk dëshiron që lojtarët dhe stafi i ekipit të largohen jashtë Disney-it dhe potencialisht t’i ekspozohen korona virusit, me rastin e udhëtimit për kontrollime të tilla mjekësore.
FITNESI, STËRVITJET DHE LARJA E ROBAVE ME KUJDES MAKSIMAL
Plani i NBA saktëson se si do të përdoren sallat e fitnesit dhe sallat e takimeve, procedurat për përdorimin e palestrave/fushave për stërvitje me kohëzgjatje prej tri orëve për ekip, të gjitha të planifikuar me orar dhe me një orë dallim ndërmjet seancave stërvitore duke dhënë kohë për pastrim dhe dezinfektim . Plani madje saktëson edhe mënyrën se si do të bëhet larja e rrobave për ekipe dhe lojtarë.
Komentet janë të mbyllura.