MILANO S’PO NDALET, ZYRTARIZON EDHE NJË TRANSFER
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe italiane, Olimpia Milano ka vazhduar sot edhe me një prezantim të një transferi.
Ekipi nga qyteti i modës, ka zyrtarizuar firmosjen me pllejmejkerin amerikan, Kevin Punter në një marrëveshje një vjeçare e cila mund të vazhdohet më pas, varësisht nga paraqitjet e lojtarit.
“Unë jam i emocionuar, nuk mund të pres që të vij në Milano dhe të filloj të punoj për të provuar të bëj diçka të veçantë, gjatë kthimit tim në Itali,” tha Punter pas zyrtarizimit si lojtar i milanezëve.
Fundori 26-vjeçar amerikan filloi këtë sezon me Olimpiakosin, por pas 11 ndeshjeve tek klubi grek u transferua në Crvena Zvezda. Ai pati mesatarisht 15.9 pikë për ndeshje sivjet në Euroligë.
Milano ka qenë shumë aktive në tregun e transferimeve sivjet dhe po e formon listën për stinorin e ri mjaftë shpejtë. Italianët deri tani ndanë rrugët me Luis Scolan, Amedeo Della Vallen, Christian Burns, Nemanja Nedoviçin, ndërsa mbajtën në ekip, Jeff Brooksin, Kaleb Tarczewskyn dhe shtuan, Malcolm Delaneyn dhe Kyle Hinesin. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.