VLLAZNIA TRANSFERON QENDRËN E NJOHUR SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e njohur nga Shqipëria, Vllaznia e Shkodrës ka nisur projektimin e planit për stinorin e ardhshëm ende pa përfunduar ky aktual, shkruan AsistiOnline.com
Drejtuesit e klubit nga qyteti i bukur i Shkodrës, kanë arritur akord me qendrën e njohur shqiptare, Endrit Hysenagolli i cili do të bartë fanelën e klubit të Vllaznisë në stinorin e ri.
Hysenagolli me 208 centimetrat e tij, pritet të sjellë freski të madhe në ekipin nga Shkodra të cilët edhe në stinorin e ardhshëm synojnë trofetë.
Hysenagolli së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, ndërsa vite më parë ka luajtur edhe në Kosovë me Pejën e Bashkimin e Prizrenit. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.