Basketboll

OLIMPIAKOSI NËNSHKRUAN ME ISH-LOJTARIN E GOLDEN STATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Charles Jenkins është basketbollisti më i ri i Olimpiakosit të Greqisë, ka konfirmuar sot agjenti i lojtarit, Misko Raznatovic përmes Twitter-it, përcjellë AsistiOnline.com

Ish-anëtari i Golden State Warriors në NBA, ka një karrierë të gjatë evropiane që nga viti 2013, kur kaloi për herë të parë Atlantikun për t’u bashkuar me Crvena Zvezdën serbe.

Jenkins gjithashtu ka luajtur për Olimpia Milanon dhe Khimki Moscow në Rusi, basketbollisti amerikan do të ribashkohet tek Olimpiakosi me trajnerin Giorgos Bartzokas nën-urdhërat e të cilit ishte edhe tek Khimki.

Jenkins kishte nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare me Zvezdën verën e kaluar, por klubi serb e liroi atë në mënyrë që të bashkohej me Olimpiakosin dhe nuk dëshiroi ti prishte punë. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.