Basketboll

NBA NDRYSHON DATËN E MBAJTJES SË DRAFTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në vend të qershorit, kur u mbajt që nga viti i largët 1975 e deri në 2019, drafti i NBA sivjet do të mbahet më 16 tetor të këtij viti.

“Sebep” i këtij ndryshimi natyrisht është, pandemia koronavirus, që është arsyeja pse të gjitha kalendarët sportivë ndryshuan sivjet, përfshirë edhe draftin e NBA-së.

Vlen të ceket se 42 lojtarë nga Evropa kanë aplikuar për draftim në NBA këtë vit.

Ndërsa ”Free Agency” do të nisë më 19 tetor, në një periudhë katër-ditore deri në mesditë me 23 tetor. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.