Basketboll

KOSOVA – VENDI NGA KU TË HUAJT PO DEPËRTOJNË NË LIGAT EVROPIANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Viteve të fundit, basketbolli i Kosovës po shihet si shumë tërheqës dhe si vend i mundësive të shumta, sidomos për basketbollistët e rinjë të huaj të cilët nga këtu po dalin nëpër liga të forta evropiane, shkruan AsistiOnline.com

Në vitet e fundit, shumë basketbollistë nga SHBA-të, kanë zbarkuar në Kosovë por vetëm për një vit, por më pas i’a kanë parë ‘hajrin’ pasiqë me paraqitjet e tyre kanë rënë në llupën e skuadrave të shumta evropiane në të cilat edhe janë transferuar disa prej tyre.

Një rol të madh në këtë plus për basketbollin kosovarë, padyshim që e ka edhe Platforma më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë, Artmotion si dhe emisioni televiziv eksluziv basketbollistik – ASIST, së bashku me ueb-sajtin e spikatur nën-ombrellën e ASISTIT – AsistiOnline.com të cilët me transmetimet dhe raportimet e tyre direkte dhe ekskluzive, kanë bërë që puna e basketbollistëve në Kosovë të vlerësohet nga publiku dhe të shihet nëpër botë nga agjentët e basketbollit në mbarë botën.

Njëra ndër skuadrat që viteve të fundit ka ”eksportuar” më së shumti basketbollistë të huaj jashtë vendit, është skuadra nga kryeqyteti, Sigal Prishtina e cila përkundër se i ka bindur lojtarët perspektivë amerikanë për të ardhur në Kosovë, nuk ka arritur ti mbajë më shumë se një vit dhe më pas ata janë larguar drejt vendeve me basketboll më tërheqës se Kosova, pasiqë kontratat afatshkurta e kanë pamundësuar ndonjë përfitim nga ta.

Tek Prishtina në katër vitet e fundit, veçohen basketbollistët që kanë përfituar kontrata me klube nga liga shumë serioze si: Jabari Hinds(Hungari), Wayne Martin(Qipro), AJ Davis(Australi), Ahmed Bashir(Kroaci), DeMario Mayfield(Azi), Divine Myles(Francë), Ndërsa si lojtarë që e nisi karrierën evropiane në kompeticionet evropiane me Prishtinën është edhe Maxie Esho, ndërsa Jordan Johnson që luajti sivjet tek kryeqytetasit, gjysmën e dytë të stinorit të fillim karrierës si rookie e përmbylli në Prishtinë.

 

Ndërsa edhe në klubet e tjera, nuk munguan lojtarët e huaj që përfituan kontrata nëpër liga serioze, si bie fjala me rastet e fundit para pak ditësh, DJ Hanesin e Trepçës që ka kaluar para pak ditësh tek skuadra ”Usti n’Labem” në elitën polake, ndërsa në po të njejtën ligë, por tek ekipi i ”Hydrotruck Radom” ka kaluar edhe pllejmejkeri i Feronikelit, Dayon Griffin, që poashtu tek Nikli sivjet e kishte vitin e parë jashtë SHBA-ve.

 

 

Viteve të kaluara nga Ylli nëpër ekipe tjera kaluan lojtarë të spikatur si: Taylor Bessick në elitën gjeorgjiane, Michael Harmon në elitën sllovene dhe atë hungareze, Robert Jones në elitën rumune dhe Anthony Adger në elitën qipriote.

 

 

Tek Bashkimi i Prizrenit, Jordan Capps në elitën finlandeze, tek Borea nga Peja, C.J Carter në elitën maqedonase dhe atë kazake dhe shumë lojtarë të tjerë, por që lista e përpiluar nga ne, vlen vetëm nga stinori 2015/16 dhe më lartë, sepse sigurisht edhe viteve të mëhershme ka pasur lojtarë të shumtë që nga Superliga e Kosovës kanë arritur të luajnë nëpër liga të forta evropiane dhe më gjerë.

 

Të gjitha këto fakte të pamohueshme lartëcekur, tregojnë se në Superligën e Basketbollit të Kosovës, ka pasur ngritje kohë pas kohe dhe në çdo vit, cilësia po shkon duke u rritur, shpresojm që poashtu nga tash, ekipet kosovare të krijojnë politika afatgjate me lojtarët dhe që në raste të interesimit të klubeve të tjera evropiane të përfitojnë financiarisht. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.