EDHE NJË BASKETBOLLIST NGA NBA POZITIV ME COVID-19
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një basketbollist tjetër nga Liga më e fortë e basketbollit në botë NBA, ka dalur pozitiv në testet për virusin COVID-19.
Bëhet fjalë për fundorin e Indiana Pacers, Malcolm Brogdon i cili është testuar pozitiv nga doktorët në SHBA me virusin COVID-19 dhe kjo është bërë e ditur sot nga mediat amerikane.
Raporte të shumta kanë dalur ditëve të fundit për lojtarët e NBA-së që janë testuar pozitivisht, duke përfshirë yllin e Nuggets, Nikola Jokic, dy lojtarë të Phoenix Suns si dhe katër lojtarë në një ekipi të play off-it të Konferencës Perëndimore, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.
Pacers filluan të testojnë lojtarët të martën dhe është planifikuar të udhëtojnë në Orlando gjatë javës së parë të korrikut, ku do t’ju kërkohet të karantinohen për 24 orë, para se të fillojnë stërvitjet si ekip.
Ekipet e tjera të NBA kanë filluar testimin e lojtarëve që do të udhëtojnë në Orlando, për rinisjen e planifikuar të sezonit më 31 korrik.
Duhet të theksohet se ditëve të fundit ka pasur shtim të rasteve me koronavirus në shtetin e Floridas, që ka krijuar shqetësim midis lojtarëve, drejtuesve të klubeve dhe zyrës së ligës së NBA-së. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.