OBRADOVIQ: LARGIMI NGA FENERI, NJË NDËR VENDIMET MË TË VËSHTIRA TË JETËS SIME
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i famshëm serb, Zheljko Obradoviq dje mori vendim që të largohet nga stoli i ekipit turk, Fenerbahçe.
Obradoviç pas marrjes së vendimit, bëri një deklaratë prekëse në ditën e ndarjes së rrugëve me Fenerbahçen. Trajneri serb e përshkroi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi turk, si “një nga më të vështirat” në jetën e tij.
“Javën e kaluar, kam pasur biseda tejet të sinqerta dhe të besueshme me Presidentin Ali Koc, Zëvendës Presidentin Semih Ozsoy dhe Menaxherin e Përgjithshëm Maurizio Gherardini. Ne u pajtuam që për disa ditë në një atmosferë familjare në Beograd të vendosi në qetësi për të ardhmen. Dhe unë mora një nga vendimet më të vështira të jetës sime me familjen time dhe vendosa të largohem.
Pas shtatë vitesh fantastike, e vetmja gjë që më mbetet është të falënderoj nga fundi i zemrës sime ish-Presidentit Aziz Yildirim dhe bordin e tij, si dhe presidentin aktual Ali Koc, Nënkryetarin, Semih Ozsoy dhe bordin e tyre për mbështetjen që ata më dhanë mua gjatë kohërave sa isha aty. Unë do të doja të përmendja mbështetjen që partnerët tanë na dhanë gjatë gjithë atyre viteve si familja Ulker, Dogus Group, Beko, dhe të gjithë të tjerët që na kanë mbështetur. Tjetra, unë do të doja të falënderoja stafin e zyrës i cili u drejtua nga menaxheri i përgjithshëm Maurizio Gherardini me të cilin ndamë momente të jashtëzakonshme. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e mi të stafit stërvitor dhe mjekësor për gjithçka që kemi bërë bashkë dhe veçanërisht për marrëdhëniet e jashtëzakonshme që kemi pasur edhe në periudha të vështira. Një falënderim i madh për të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar gjatë shtatë viteve të fundit. Ata janë më të rëndësishmit që kemi arritur ato rezultate të jashtëzakonshme. Falënderime të veçanta për të gjithë pa të cilët nuk ka kuptim kjo punë: fansat. Ata na kanë treguar mbështetje dhe dashuri të pafund në çdo moment gjatë atyre shtatë viteve të mrekullueshme. Kishte aq shumë momente sa ata na dhanë, saqë nuk do t’i harroj kurrë në jetën time. Ishte një nder dhe kënaqësi të jesh anëtar i një klubi të madh si Fenerbahçe. Ky është një fillim i ri për Fenerin dhe jo fundi dhe jam i sigurt që tifozët me siguri do të vazhdojnë ta mbështesin klubin dhe se ata do të festojnë përsëri momente të shkëlqyera sportive siç kemi bërë më parë”, tha Obradoviç.
Komentet janë të mbyllura.