PAS 7 STINORËVE – OBRADOVIQ LARGOHET NGA FENERBAHÇE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke, Fenerbahçe ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm të skuadrës, Zheljko Obradoviç.
Obradoviç dhe presidenti i Fenerbahçes, Ali Koc zhvilluan takime javën e kaluar në Stamboll për të negociuar për të vazhduar bashkëpunimin, por një gjë e tillë nuk u arrit dhe Obradoviç në stinorin e ri nuk do të jetë trajner i klubit të famshëm turk.
Në njoftim përmendet se Obradoviç, që është trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit evropian me nëntë tituj të Euroligës, do të marrë një pushim një vjeçar nga basketbolli.
Që nga viti 2013, kur u emërua si trajner i Fenerbahçes, Obradoviç e fitoi një herë Euroligën me ekipin nga Stambolli, ndërsa në Kampionatin turk fitoi të gjithë trofetë e mundshëm. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.