Basketboll

CSKA VAZHDON KONTRATËN ME NJË NGA LOJTARËT KRYESORË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më të trofeshme në Euroligë, CSKA Moska ka vazhduar bashkëpunimin me njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës, përcjellë AsistiOnline.com

Moskevitët kanë vazhduar kontratën me shuterin e skuadrës, amerikanin Darrun Hilliard edhe për një stinor, pra deri më 2021. Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve e ka dhënë vetë ekipi rus nëpërmjet ueb-sajtit zyrtarë.

Hilliard ishte pikëshënuesi i dytë më i mirë tek CSKA-ja sivjet, pas Mike James me mesatare 11,1 pikë për ndeshje, duke përfshirë edhe mesataren prej 10.6 pikësh në Euroligë.

 

Jam shumë me fat dhe i bekuar që vazhdoj të luaj për CSKA-në. Ndihem vërtet mirë me ekipin tonë. Ne kuptohemi shkëlqyeshëm si ekip dhe e kuptojmë sa e madhe është një mundësi që të gjithë kem të luajmë këtu. Faleminderit për të gjithë tifozët dhe përkrahësit tanë! Do të përdorim çdo shans për tu përmirësuar si lojtarë dhe të ndihmojmë ekipin të sjell sa më shumë tituj në këtë klub”, tha Hilliard. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.