Basketboll

NXËNËSI KANDIDAT POTENCIAL PËR TA ZËVENDËSUAR MËSUESIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit evropian, Zheljko Obradoviç ditë më parë e konfirmoi se më nuk do ta drejtojë gjigantin turk, Fenerbahçe.

Pas marrjes së lajmit se kanë mbetur pa trajner, drejtuesit e Fenerbahçes janë hedhur në ”gjah” për ta zëvendësuar trajnerin e deritanishëm me të cilin u ndërpre bashkëpunimi.

 

Mediat turke dhe ato lituaneze kanë shkruajtur sot, se ish-nxënësi i Obradoviçit(lojtar nën-urdhërat e tij), Sarunas Jasikevicius është kandidati më i mundur për postin e trajnerit tek Fenerbahçe.

Sipas mediave turke, Fenerbahçe dëshiron që Sarunas Jasikevicius të jetë si trajner kryesor i tyre, pas largimit të Zheljko Obradoviçit dhe të dy palët tashmë po negociojnë një marrëveshje të mundshme.

 

 

Jasikevicius momentalisht e drejton skuadrën e madhe lituaneze, Zalgiris Kaunas por që di duket i ka ditët e numëruara aty. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.