Basketboll

NBA NJOFTON SE 16 NGA 302 LOJTARË TË TESTUAR DOLËN POZITIVË ME COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Rezultatet nga testet e detyrueshme për koronavirusit para rinisjes së sezonit në NBA, tashmë kanë dalur dhe tregojnë se 16 nga 302 lojtarët e testuar të ligës, kanë rezultuar pozitivë.

NBA dhe NBPA njoftuan sot, se nga 302 lojtarët që u testuan për COVID-19 më 23 qershor, 16 prej tyre u gjetën pozitivë.

NBA poashtu ka njoftuar se lojtarët që u testuan pozitivë do të duhet të mbeten në izolim derisa ti plotësojnë protokolet e shëndetit publik të SHBA-ve dhe të jenë të pastruar nga koronavirusi me konfirmim të mjekëve.

Ndërsa emrat e 16 lojtarëve të infektuar nuk u zbuluan, por ka pasur një numër raportesh në lidhje me lojtarët që rezultuan pozitivë me COVID-19 në kohët e fundit. Nga Sacramento tre lojtarë: Alex Len, Jabari Parker dhe Buddy Hield, tek Indiana Pacers, Malcolm Brogdon dhe tek Denver Nuggets, Nikola Jokiç.

Ekipet e NBA pritet të mbërrijnë në Orlando dhe kompleksin ”Walt Disney World” në fund të qershorit dhe 10 ditëve të para të korrikut. NBA është planifikuar të rifillojë më 31 korrik. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.