Basketboll

PJESËMARRJA DHE RAPORTET E NDESHJEVE TË KOSOVËS 3X3 NË DEBUTIMIN HISTORIK TË SAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 në vitin e kaluar, për herë të parë në histori të saj, luajti në gara ndërkombëtare, konkretisht në Konstanca të Rumanisë për kualifikimet e FIBA 3×3 – Europe Cup 2019, shkruan AsistiOnline.com

Përfaqësuesja 3X3 e Kosovës kishte udhëtuar për në Rumani në orët e para të ditës së premte të 28 qershorit dhe me të arritur në Konstanca të Rumanisë, pas pushimit dhe drekës, kishte zhvilluar stërvitjen e parë.

Edhe pse kualifikimet filluan të shtunën, Kosova dy ndeshjet e fazës së grupit ndaj Sllovenisë dhe Andorrës do ti zhvillonte të dielën. Ky orar i konvenonte skuadrës tonë, pasi lojtarët kishin pasur në dispozicion një ditë të tërë për të pushuar dhe për t’i përcjell nga afër ndeshjet kualifikuese të ditës së parë.

 

 

 

Ndërkohë, e diela e 30 qershorit kishte sjellur dy përballjet historike të Kosovës me rivalët shumë të fortë, Slloveninë dhe Andorrën.

Rëndësia e madhe e përballjes me një nga top-skuadrat botërore si Sllovenia dhe dëshira e madhe e lojtarëve për të startuar me fitore bëri që lojtarët e Kosovës mos e kishin dhënë më të mirën gjatë duelit me sllovenët, duke bërë shumë gabime dhe sllovenët e kishin shfrytëzuar përvojen e tyre që në fund, me plotë meritë të fitojnë me rezultat 21 me 8. Në këtë ndeshje më efikasi të skuadra ishte ishte Arti Hajdari me 4 pikë, Arian Mehmeti shtoi 3 të tjera kurse Albatrit Berisha 1.

 

Vetëm gjysmë ore më vonë pas humbjes nga Sllovenia, Përfaqësuesja jonë kishte zhvilluar edhe ndeshjen e dytë dhe të fundit në këto kualifikime, ndaj Andorrës.

 

Përkundër humbjes së thellë nga Sllovenia dhe frika se ajo do të demoralizonte “Dardanët”, ndodhi e kundërta dhe në ndeshjen ndaj Andorrës 4 musketarët e streetballit kosovar ishin krejtësisht një skuadër tjetër. Altini, Albatriti, Arti dhe Ariani dominuan plotësisht, nga fillim deri në fund të duelit dhe Kosova 3×3 kishte shfaqur një lojë fantastike. Art Hajdari kishte realizuar 8 pikë… 6 të tjera kishte Altin Sahiti, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Mehmetit 3 pikë, për t’i sjell Kosovës fitoren e parë në histori të paraqitjeve të reprezentacionit në garat ndërkombëtare.

 

 

Kosova e kishte mposhtur Andorrën me rezultat të thellë 21 me 6 dhe për këtë, vet drejtori i FIBA 3×3 Robert Riblinger e kishte uruar koordinatorin Agon Fehmiun duke e theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje e cila do të hyjë në anale të kësaj loje.

Krejt në fund, me këtë paraqitje, Kosova mbylli kampanjën kualifikuese historike në FIBA 3×3 Europe Cup 2019 në Konstanca të Rumanisë me një humbje dhe një fitore duke u renditur e 6-ta në këto parakualifikime dhe normalisht që llogaritet si sukses në debutim. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.